Lidhje

Martesa mbretërore e Princit Charles dhe Camila Parker Bowles


Në Britani, martesa e princit Charles me gruan e tij të re, Camilla Parker Bowles mori bekimin e Kishës Anglikane gjatë një ceremonie në Kishën e Shën Xhorxhit në kështjellën Windsor të familjes mbretërore.

Ceremonia e bekimit u drejtua nga kryepeshkopi i Canterbury-t pas një martese civile private sot në mëngjes. Çifti doli nga Kisha nën duartrokitjet dhe brohoritjet e turmës jashtë kishës. Të dy ata premtuan se do t’i qendronin besnikë njëri-tjetrit. Pjesmarrësit në kishë thanë pastaj bashkë me ta Lutjen e Përbashkët, në të cilin nusja dhe dhëndrri pranuan se kishin bërë mëkate të shumta.

Kjo është martesa e dytë si për Charlesin ashtu edhe për Camilla Perker Bowles-in pas tre dekada lidhjesh dashurie.

Prindërit e Charlesit, Mretëresha Elisabeth dhe Princi Phillip, së bashku me qindra personalitete dhe të ftuar të tjerë morën pjesë në shërbesën e bekimit. Një banket për rreth 750 vetë është në proces e sipër, përpara se çifti të niset për në’ Skoci ku do të kalojë muajin e mjaltit.

XS
SM
MD
LG