Lidhje

Klinë: gjenden eshtrat e 21 jo-shqiptarëve


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se në një shpellë në Kosovën perëndimore janë gjetur eshtrat e 21 jo shqiptarëve. Mendohet se bëhet fjalë për trupat e njerëzve të vrarë gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 90.

Nëntë nga trupat janë identifikuar dhe hetuesi i Kombeve të Bashkuara është takuar me familjarët e tyre. Ekipi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Personat e Zhdukur filloi këtë javë gërmimet në shpellën e zonës së Klinës, pas informacioneve se zjo zonë mund të ishte përdorur për të fshehur trupa njerëzish.

Rreth 3 mijë persona rezultojnë ende të humbur nga konflikti i Kosovës. Të paktën 2 mijë e 400 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa të tjerët u përkasin grupeve të tjera etnike.

XS
SM
MD
LG