Lidhje

Irak: Forcat amerikane në ofensivë kundër kryengritësve


Forcat amerikane kanë ndërmarrë një ofensivë të fuqishme kundër kryengritësve në Irakun perëndimor, në afërsi të kufirit me Sirinë. Ushtria tha se rreth 75 ekstremistë irakianë dhe të huaj u vranë gjatë 24 orëve të para të operacionit, ku u angazhuan trupa tokësore të mbështetura nga avionë luftarakë.

Një gazetar që po udhëton me forcat amerikane njofton se ofensiva është shoqëruar me luftime të ashpra në qytetin e vogël, Ubaydi, rreth 300 kilometra në perëndim të Bagdatit. Gazetari citon zyrtarë të Marinës amerikane, sipas të cilëve operacioni pritet të zgjasë disa ditë.

Të hënën në Bagdat shpërtheu një makinë bombë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 3 personave dhe duke plagosur tetë të tjerë.

Ndërkaq kabineti i ri i Irakut bëri sot betimin për të dytën herë, pasi kurdët kërkuan që teksti i betimit të ndryshohej, në mënyrë që ministrat të shprehnin besnikërinë e tyre ndaj një Iraku “federal dhe demokratik.”

XS
SM
MD
LG