Lidhje

Wolfowitz viziton Afrikën


Presidenti i Bankës Botërore, Paul Wolfowitz, u takua me punëtorët e kultivimit të pambukut në Burkina Faso, gjatë ndalesës së tij të dytë të turneut në Afrikë.

Zoti Wolfowitz tha se po përpiqet të mësojë për industri të ndryshme në secilin nga vendet që viziton, në mënyrë që projektet e ardhshme të Bankës Botërore të reflektojnë realitetet e rajonit.

Ai shprehu bindjen se nuk ekziston një zgjidhje e vetme për të gjitha problemet e Afrikës, sepse kontinenti është tepër i shumëllojshëm.

Gjatë turneut të tij në Afrikë, Presidenti i Bankës Botërore po bisedon me njerëz që do të përfitojnë nga projektet e zhvillimit, në vend që të takohet vetëm me zyrtarë qeveritarë në kryeqytetet e vendeve që viziton.

Të dielën dhe dje zoti Wolfowitz ishte në Nigeri dhe ka në plan të shkojë edhe në Ruandë dhe Afrikën e Jugut.

XS
SM
MD
LG