Lidhje

Britania premton se do të përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjen me BE-në rreth buxhetit


Britania tha se do të punojë intensivisht gjatë 6 muajve të ardhshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjen e thellë me partnerët e Bashkimit Evropian rreth buxhetit të bllokut.

Ministri i Jashtëm Xhek Stro foli sot para parlamentit, një ditë para se vendi i tij të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Ai u tha ligjvenësve se Britania e kupton përgjegjësinë që ka për këtë çështje dhe do të punojë për të arritur një marrëveshje për buxhetin evropian deri në fund të vitit.

Bisedimet për buxhetin evropian dështuan në fillim të muajit pasi Britania nuk pranoi të hiqte dorë nga fondi që merr nga buxheti evropian, në se blloku nuk reformon sistemin e subvencioneve bujqësore. Franca është kundër ndryshimeve të politikës bujqësore të bllokut.

Për një çështje tjetër, zoti Stro mbështeti fuqimisht kërkesën e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bahskimin Evropian. Ai e pranoi se banorët e vendeve evropiane e kundërshtojnë anëtarësimin e Turqisë, por ai shtoi se anëtarësimi i Turqisë do të ishte një zhvillim pozitiv për të dyja palët.

XS
SM
MD
LG