Lidhje

Ekonomia amerikane këtë javë të korrikut


Në zhvillimet ekonomike të javës... ekonomia amerikane nuk ka inflacion; lufta e tenderit për një kompani të naftës; dhe njeriu përgjegjës për mashtrimin më të madh në historinë e korporatave amerikane dënohet me burg.

A do të çojnë rritmet e tanishme ekonomike në ngritjen e inflacion në ekonominë amerikane. Përgjigja duket se është “Jo” sipas Departamentit të Tregëtisë, i cili thotë se indeksi i çmimeve të mallrave, treguesi kryesor i presionit të inflacionit, mbeti i pandryshuar në qershor. Sipas një raporti tjetër, shitjet u rritën ndjeshëm në qershor ndërsa konsumatorët shfrytëzuan uljet e mëdha të çmimeve nga kompanitë amerikane të automobilëve. Edhe pa këtë rritje, shitjet në përgjithësi ishin më të larta nga ç’priteshin, gjë që tregon se konsumatorët janë optimistë për gjendjen ekonomike.

Kongresi po shqyrton mundësin e bllokimit të një oferte blerjeje nga një kompani kineze për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare. Kompania CNOOC Limited, 70 përqind e së cilës është pronë e qeverisë kineze, ka ofruar të blejë kompaninë kaliforneze UNOCAL për 18 presje 5 miliardë dollarë. Shuma e ofruar është gati 2 miliardë dollarë më shumë sesa rivali tjetër në tender Chevron Oil Company.

Bernard Ebbers, i cili si shefi ekzekutiv i WorldCom-it lejoi mashtrimin më të madh të një korporate në historinë amerikane, u dënua me 25 vjet burg. WorldCom falimentoi tre vjet më parë pas një mashtrimi me financat prej 11 miliardë dollarësh. Ebbers është i pari nga gjashtë ekzekutivët e kompanisë që përballen me ligjin.

XS
SM
MD
LG