Lidhje

KQZ vendos ripërsëritjen e votimit në një tjetër zonë


Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot ripërsëritjen e votimit në një tjetër zonë, ku përballen kandidati socialist Ethem Ruka dhe ai demokrat Ilir Bano. Ndërkaq presidenca iu përgjigj sot edhe një herë thirrjeve të bëra ditët e fundit që kreu i shtetit të thërrasë parlamentin e ri. Këshilltari juridik i presidentit Alfred Moisiu sqaroi se asnjë veprim nuk mund të ndërmerret pa u mbyllur i gjithë procesi zgjedhor ku përfshihen edhe ankimimet Shkon në dy numri i zonave në të cilat do zgjedhjet do të përsëriten.

Pas vendimit të djeshëm lidhur me zonën numër dy në Malësinë e madhe, sot Komisioni qendror mori të njejtin vendim edhe për një zonë tjetër, atë 64 në Lushnje kurivalizon zoti Ethem Ruka për partinë socialiste dhe Ilir Bano për partinë demokratike. Në të vërtetë të dyja këto zona nuk kanë patur deri më tani asnjë rezultat dhe si të tilla, ato nuk mund të ndikojnë në ndryshimin e raporteve shumicë opozitë të shpallura aktualisht. Dy çështjet më delikate që kanë mbetur për tu shqyrtuar nga Komisioni janë ajo e Gjirokastrës, ku është shpallur fitues kandidati demokrat Genc Ruli, i cili po përballet me ankesën e dytë të kandidates socialiste, pasi ka daklë një herë fitues në Komision dhe në Kolegjin zgjedhor. Zona tjetër është ajo e ministrit të jashtëm Kastriot Islami e cila pritet të shqyrtohet nesër.

Me mbylljen e procesit të ankimeve në Komisionin qendror gjithshka do të kalojë në dorën e Kolegjit zgjedhor. Duke iu përgjigjur thirrjeve të lëshuara nga eksponentë të ndryshme të së djathtës për thirrjen e parlamentit, presidenca sqaroi edhe një herë sot se sipas kushtetutës dhe Kodit zgjedhor procedurat për këtë akt mund të nisin vetëm pasi të jenë mbyllur të gjitrha proceset nga Kolegji Zgjedhor dhe Komisioni Qendror të shpallë rezultatet përfundimtare. Artur Metani, këshilltari juridik i presidentit dekalroi se duke marrë parasysh afatet për marrjen e vendimeve nga Kolegji zgjedhor,vetëm pas 10 gushtit mund të nisë diskutimi për thirrjen e parlamentit të ri.

Megjithatë ende nuk është vendosur nëse në ndërmarjen e këtij akti do të merren apo jo parasysh edhe përsëritjet e zgjedhjeve në dy zonat e caktuara nga Komisioni Qendror. Kjo është një çështje të cilën po e shqyrtojmë shpjegoi zoti Metani për Zërin e Amerikës. Nga ana e saj partia demokratike po vazhdon bisedimet për qeverinë dhe programin e saj të 100 ditëve të para. Sot sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode u takua me nënkryetarin e demokratëve të reformuar Tritan Shehu, ndërsa takimi i pritur me PBDNJ nuk u zhvillua ndonëse kryetari i saj Vangjel Dule dhe kryetari demokrat Berisha u këmbyen në një nga hotelet Kryesore të Tiranës.

Socialistët nga ana tjetër duket qartë se janë përfshirë nga amullia e shkaktuar nga humbja që ende nuk poranohet zyrtarisht dhe mungesa e gjatë e kryetarit të partisë i cili është jashte Shqipërisë. Petro Koci, kryetari i komisionit organizativ pranë Komitetit të Përgjithshëm drejtues, u bë i pari zyrtar i cili bëri thirrje jo vetëm strukturave të partisë por edhe kryetarit Nano që të vihen në eficencë të plotë për të administruar procesin zgjedhor.

XS
SM
MD
LG