Lidhje

Discovery nis udhëtimin e kthimit në tokë


Anija amerikane e hapësirës Discovery u shkëput nga Stacioni Orbital Ndërkombëtar dhe filloi udhëtimin dyditësh drejt tokës.

Piloti i Discovery-t Jim Kelly në fillim e drejtoi anijen për një fluturim të shkurtër rreth stacionit orbital, për të lejuar ekuipazhin që të merrte fotografi të stacionit ndërkombëtar.

Pastaj, ai ndezi raketat për kthimin drejt tokës. Pritet që Discovery t'i japë fund misionit të tij 13 ditor me uljen që do të bëjë të hënën në Florida.

Gjatë ankorimit, anija Discovery e furnizoi stacionin ndërkombëtar me tonelata pajisje. Ekuipazhet hoqën gjithashtu disa pjesë materiali të tepërt termoizolues nga pjesa e barkut të anijes, me anë të një daljeje në hapësirë.

Disa copra materiali izolues u shkëputën nga rezervuari i jashtëm i karburantit të anijes duke e goditur Discoverin gjatë lëshimit, i njëjti problem që shkaktoi edhe tragjedinë e anijes Columbia në vitin 2003. Nasa i ka pezulluar fluturimet e anijeve për avjtje-ardhje në hapësirë deri sa problemi të jetë zgjidhur.

XS
SM
MD
LG