Lidhje

Forcat izraelite dhe palestineze të rendit mobilizohen për evakuimin e kolonive hebraike


Mijëra forca policore izraelite bllokuan të djelën rrugët në Izraelin Jugor për të mos lejuar pengimin e mundshëm të evakuimit të kolonive hebraike në Rripin e Gazës.

Brenda territoreve, policia palestineze ka zënë pozicione jashtë kolonive izraelite, për të ndaluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj kolonëve që jane në plan të largohen nesër në mëngjes nga Gaza.

Zyrtarë izraelitë të sigurisë thonë se mijera kolone janë në Gazë, krahas me rreth 4 mijë kundërshtarë të tërheqjes, që janë zotuar se do të bëjnë rezistencë ndaj evakuimit.

Izraeli nesër do të fillojë të publikojë njoftimet për largimin e kolonëve në të 21 vendbanimet e Gazës dhe në katër enklava të vogla të Bregut Perëndimor.

Kolonëve që u është dhënë urdhër të largohen, u është dhënë një afat dy-ditësh, deri të mërkurën për t'i lënë vendbanimet, para se skuadrat izraelite të dëbimit të shkojnë atje për të detyruar largimin e ndonjë hebreu të mbetur. //az//

XS
SM
MD
LG