Lidhje

Këln: Papa thotë meshë para 1 milionë të rinjve


Papa Benedikti i dha fund të djelën vizitës së tij Gjermani me një meshë në jashtë, në një shesh pranë Këlnit.

Papa e tha meshën në 5 gjuhë të ndryshme duke dënuar “mënyrën e të vepruarit pa ndihmën e Zotit” duke theksuar me këtë rast mësimet që duhen ndjekur. Vëzhguesit e Vatikanit thanë se Papa nuk iu drejtua të rinjve me kërkesën për përmbajtje seksuale, ashtu sikurse bënte paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali.

Mesha e sotme u zhvillua me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, që këtë vit u mbajt në vendlindjen e Papës, në Gjermani. Papa bëri të njohur se Dita e Ardhshme e Rinisë do të zhvillohet pas tre vjetësh në Sidney të Australisë.

Para se të nisej për në Romë, Papa u tha peshkopëve gjermanë se Kisha Katolike duhet të luftojë laicizmin në rritje kohët e fundit në Evropë dhe u bëri atyre thirrje t’i shtojnë përpjekjet për të tërhequr një numër më të madh të rinjsh në radhët e priftërinjve. //az//

XS
SM
MD
LG