Lidhje

Irak: Ushtria amerikane ndërmerr operacion të ri kundër kryengritësve


Ushtria amerikane filloi një operacion të ri në Irakun perëndimor për të larguar luftëtarët e huaj dhe kryengritësit për të përmirësuar gjendjen e sigurisë para referendumit të 15 tetorit për kushtetutën e re të vendit.

Ushtria amerikane tha se rreth një mijë marinsa, ushtarë dhe marinarë filluan sulmin sot në mëngjes në qytetin Sadah, afër kufirit me Sirinë. Ndërkohë në qytetin verior Kirkuk, polica bëri të ditur se një bombë në anë të rrugës shpërtheu pranë njërës prej patrullave të tyre, duke vrarë të paktën tre policë. Dhe në Bagdad u rrëmbye vëllai i ministrit të brendshëm.

Po sot, ushtria amerikane njoftoi se dy ushtarë amerikanë u vranë në dy incidente të ndryshme në Bagdad dhe Bajxhi. Ndërsa një ushtar danez u vra dhe dy të tjerë u plagosën në qytetin e Basrës.

XS
SM
MD
LG