Lidhje

Bashkimi Evropian merr masa kundër përhapjes së gripit të shpendëve


Bashkimi Evropian ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe të puplave të tyre nga Turqia, si rrjedhojë e kërcënimit të gripit të shpendëve. Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se kjo masë ishte e nevojshme pasi analizat konfirmuan praninë në Turqi të një virusi që prek shpendët.

Bashkimi Evropian po ndjek ndërkohë gjendjen në Rumani, ku vazhdojnë analizat dhe janë asgjësuar më shumë se 1 mijë shpendë pasi dyshohet se ka pasur një shfaqje të epidemisë.

Mijëra shpendë po asgjësohen edhe në Turqi në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit. Por zyrtarët thonë se ende nuk kanë zbuluar për cilin variant të virusit bëhet fjalë. Virusi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 personave në Azi që në vitin 2003.

XS
SM
MD
LG