Lidhje

Senati amerikan do të diskutojë për një reformim rrënjësor të sistemit të emigracionit


Senati amerikan pritet të hapë në fillim të vitit të ardhshëm një debat mbi reformimin rrënjësor të sistemit të emigracionit, përfshirë një propozim për të krijuar një program për punëtorë sezonalë.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat Bill Frist, tha dje se ligjvenësit do të shqyrtojnë një paketë ligjesh që parashikon reforma të thella emigracioni, duke filluar me shtimin e kontrollit të kufijve. Më pas tha ai do të shqyrtohet çështja e vështirë e punëtorëve emigrantë që ndodhen në Amerikë ilegalisht.

Deri tani ligjvenësit kanë paraqitur projekt-ligje të ndryshme, përfshirë një propozim që gëzon mbështetje nga të dyja partitë për të krijuar një program punëtorësh të huaj sezonalë të pajisur me letër-njoftime që punëdhënësit të kenë mundësi të verifikojnë që ata janë në vend ligjërisht.

Javën e kaluar drejtori i Departamentit për Sigurinë Kombëtare Michael Chertoff tha gjatë një senace në Senat se reformimi i ligjeve të emigracionit duhet të marë parasysh gjetjen e rrugëve që emigrantët e tanishëm në marrëdhënie pune, të kenë leje të përkohshme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG