Lidhje

Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE


Komisioni Evropian rekomandoi Maqedoninë si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe do ta paraqesë këtë rekomandim në takimin e nivelit të lartë të BE-së në dhjetor.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Adam Ereli, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e inkurajojnë atë të zbatojë reformat e nevojshme.

Në raportin e tij lidhur me kandidaturën e Kroacisë, Komisioni Evropian tha se Kroacia duhet të përmirësojë mënyrën sesi i trajton çështjet e kriminelëve të luftës dhe të përmirësojë trajtimin e pakicave.

Komisioni Evropian i dha Turqisë statusin e vendit me një ekonomi tregu funksionale, por tha se ky vend duhet të marrë masa më të forta kundër shkeljes së të drejtave të njeriut.

Komisioni vuri në dukje se Shqipëria po bën përparim drejt marrëveshjes së asociim-stabilizimit me Bashkimin Evropian, por rekomandoi që Tirana të përmirësojë lirinë e shtypit dhe pavarësinë e gjyqësorit si dhe të luftojë korrupsionin.

Komisioni Evropian dha vlerësim të ngjashëm për Sërbinë e Malin e Zi si dhe për Bosnje-Hercegovinën dhe i bëri thirrje Bosnjës të përshpejtojnë procesin e privatizimit.

XS
SM
MD
LG