Lidhje

Policia italiane arreston tre algjerianë pas një kërcënimi terrorist


Policia italiane tha se tre algjerianë janë arrestuar si të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist.

Autoritetet italiane pohuan sot se tre veta u arrestuan të martën në mbrëmje në qytetin jugor të Napolit dhe në qytetin Breshia në veri. Besohet se këta njerëz kanë lidhje me organizatën e ndaluar salafiste për predikime dhe luftë në Evropë, grup ektremist algjerian i cili është bërë aleat i Al-Qaidës.

Ministri i Brendshëm i Italisë nuk u vuri shumë rëndësi arrestimeve, duke thënë se ato as e pakësojnë dhe as e zmadhojnë rrezikun e një sulmi terrorist në të ardhmen.

Italia merr shpesh kërcënime nga grupe ekstremiste për arsye se ka një kontigjent të fuqishëm ushtarak prej 3 mijë vetash në pjesën jugore të Irakut. Italia i ka shtuar masat e sigurisë në vend pas shpërthimeve të 7 korrikut në Londër.

XS
SM
MD
LG