Lidhje

Irak: Vriten 74 vetë dhe plagosen dhjetra të tjerë në sulmet në dy xhami shiite


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 74 vetë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën nga sulme vetëvrasëse me bombë në dy xhami shiite në një qytet pranë kufirit me Iranin.

Nga shpërthimet, xhamitë u shkatërruan plotësisht dhe u plagosën rreth 75 vetë në qytetin Kanakin, 140 kilometra në verilindje të Bagdadit, të banuar nga shiitët dhe kurdët. Më parë, të paktën 6 persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i dy makinave bombë pranë një hoteli dhe një kompleksi të Ministrisë së Brendshme në Bagdad.

Autoritetet irakiane dhe zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se objekt i sulmit dukej se ishte hoteli al-Hamra, ku zakonisht qendrojnë gazetarët perëndimorë dhe kontraktorët e huaj. Në një zhvillim tjetër, shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Louise Arbour, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi kushtet e të burgosurve në Irak, pasi u zbulua se disa dhjetra prej tyre janë keqtrajtuar në një burg sekret.

XS
SM
MD
LG