Lidhje

Presidenti Bush mbërrin në Kinë për një vizitë tre-ditore


Presidenti Bush ndodhet në Kinë për bisedime me Presidentin Hu Gjin Tao dhe Kryeministrin Wen Gjia Bao, në kuadër të turneut të tij në Azi.

Gjatë një fjalimit të tij të përjavshëm në radio, për dëgjuesit këtu në Shtetet e Bashkuara, Presidenti tha se pret që të bisedojë me Presidentin e Kinës Hu, për çështjet tregëtare. Ai tha se Forumi i Bashkëpunumit Ekonomik të Azi-Paqësorit, ku mori pjesë të enjten dhe të premten, tregoi se vendet aziatike po punojnë për një sistem tregëtie globale më të mirë dhe më të lirë.

Një zëdhënës i presidentit tha se zoti Bush ka në plan të bisedojë me udhëheqësit kinezë edhe rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe rreth shtimit të të drejtave individuale për kinezët. Po ashtu Presidenti pritet të marrë pjesë në ceremonitë fetare të djelën në një kishë që gëzon mbështetjen e qeverisë kineze. Më pas ai ka në plan të ecë me biçikletë me sportistët kinezë që po stërviten për Lojrat Olimpike.

Sot para largimit nga Koreja e Jugut, Presidenti Bush u takua me trupat amerikane në Korenë e Jugut, duke thënë se forcat amerikane do të qëndrojnë në Irak deri sa të arrihet fitorja. Presidenti Bush i falenderoi trupat amerikane për ruajtjen e paqes në gadishullin korean që nga përfundimi i Luftës së Koresë para 5 dekadash.

XS
SM
MD
LG