Lidhje

Kiev: Presidenti Jushçenko kryeson ceremonitë për nder të viktimave të urisë së epokës sovjetike


Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko, kryesoi ceremonitë në Kiev për të nderuar 10 milionë viktimat e urisë së epokës sovjetike në Ukrainë gjatë viteve ’30.

Udhëheqësi ukrainas dhe zyrtarë të tjerë të lartë mbollën rreth 300 pemë përgjatë lumit Dniepër, në një vend ku është planifikuar të ngrihet një përmendore për to.

Pas kësaj ceremonie, aty do të ndizeshin 33 mijë qirinj, që përfaqësojnë numrin e njerëzve që mendohet se vdisnin në ditë nga uria.

Të premten zoti Jushçenko i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar ta cilësojë këtë ngjarje si gjenocid.

]Në vitet 1932-1933, diktatori sovjetik, Stalin shkaktoi qëllimisht zi urie në Ukrainë për t’i detyruar fermerët të futeshin në kooperativa bujqësore. //az//

XS
SM
MD
LG