Lidhje

Gjyqi ndaj Sadam Huseinit shtyhet për në 5 dhjetor


Në Irak, ish-diktatori Sadam Husseinit u paraqit sot në gjyqin ndaj tij dhe shtatë ish-zyrtarëve të lartë të regjimit të tij të përmbysur, me një qëndrim sfidues, duke e akuzuar kryegjykatësin se po zhvillon një gjyq të organizuar nga pushtuesit e Irakut. Ndaj ish-diktatorit irakian janë ngritur akuza për krime kundër njerëzimit.

Kryegjykatësi Rizgar Mohamed Amin e shtyu gjyqin për më 5 dhjetor, për t’i dhënë kohë mbrojtjes të zëvendësojë dy nga avokatët e Sadamit të vrarë në fillim të muajit. Një avokat i tretë u plagos dhe arriti të largohej nga vendi.

Të pandehurit akuzohen për torturimin dhe vrasjen e më tepër se 140 burrave dhe djemve nga qyteti i Duxhailit, pas një përpjekjeje për vrasjen e Sadam Huseinit në vitin 1982. Në seancën e sotme të gjyqit, ish-nënpresidenti i Irakut në kohën e Sadamit, Taha Yassin Ramadan, tha se nuk donte të përdorte avokatë të caktuar nga gjykata, pasi njëri prej avokatëve të tij ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur. Gjyqi i Sadam Huseinit filloi më 19 nëntor dhe u pezullua po atë ditë.

XS
SM
MD
LG