Lidhje

Ish presidenti amerikan Bill Klinton viziton Sri Lankën

  • Patricia Nunan

Ish presidenti amerikan, Bill Klinton i përgëzoi udhëheqësit e Sli Lankës për përparimet e bëra në rindërtimin e vendit pas cunamit në Oqeanin Indian dhjetorin e kaluar. Por gjithashtu, ai paralajmëroi se duhet bërë më shumë për të siguruar vazhdimin e rindërtimit dhe që vendi të mos zhytet në luftë civile.

Ish presidenti Klinton thotë se udhëheqësit e Sri Lankës kanë bërë përparim të dukshëm duke mundësuar kthimin e më shumë se 90 përqind fëmijëve në bankat e shkollës dhe duke strehuar mijëra njerëz të zhvendosur nga cunami vdekjeprurës. Por zoti Klinton paralajmëroi se duhet bërë akoma më shumë, siç është hapja e vendeve të punës për mijëra vetë që humbën gjithçka si pasojë e dallgëve masive.

Zoti Klinton është në Sri Lanka në rolin e të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për rindërtimin pas cunamit. Ai pritet që të mërkurën të vizitojë edhe provincën indoneziane, Aceh.

Gjatë vizitës së tij dy ditore, ai shkoi në pjesët e goditura nga cunami në Sri Lankën lindore, në afërsi të qytetit Trincomalee. Sipas zyrtarëve vendorë, ish presidenti amerikan vizitoi një xhami ku bërë homazhe për fëmijët e vrarë nga cunami. Ai gjithashtu u takua me peshkatarët për të dëgjuar nga afër ndikimin e cunamit në jetën e tyre.

Më shumë se 30 mijë vetë u vranë në Sri Lanka kur valët e cunamit përpinë brigjet e 12 vendeve që lagen nga Oqeani Indian. Fatkeqësia solli ndihma të shumta nga mbarë bota. Pothuajse një vit qëkur valët vdekjeprurëse goditën atë rajon, punonjësit e ndihmave po rishikojnë se si komuniteti ndërkombëtar reagon ndaj krizave humanitare.

Aktori Al Pacino është dejtuesi i operacioneve për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Sri Lanka. Duke folur para vizitës së zotit Klinon ai tha se komuniteti ndërkombëtar mund të jetë i përgatitur më mirë për tu përballur me fatkeqësitë, pavarësisht se ku godasin ato.

"Mesazhi i këtij udhëtimi është përqëndrimi në lehtësimin e fatkeqësisë, që katastrofat të mos shkaktojnë kaq shumë viktima, si dhe ndëritimi i sistemeve për këtë qëllim. Edhe ndihma ndaj fatkeqësive të tjera si në Pakistan, dhe shtimi i vëmendjes ndaj rajoneve që ndoshta kanë qenë paksa të harruara."- tha aktori.

Ish presidenti amerikan u takua edhe me kryeministrin Mahinda Rajapaske, i cili u zgjodh në këtë post në fillim të muajit. Zoti Rajapaske, i njohur për vijën e ashpër ndaj rebelëve, ka sugjeruar hedhjen poshtë të një plani paqeje tre vjeçar me seperatistët, grupin gueril Tigrat e Tamilit, duke favorizuar një plan të ri të cilin nuk e ka bërë të njohur akoma. Të dy palët kanë zhvilluar një konflikt të ashpër prej dy dekadash mbi të drejtat e pakicave etnike Tamile. Por zoti Klinton paralajmëroi se përparimi i bërë në rindëritmin pas cunamit mund të përmbyset shpejt nëse Sri Lanka i kthehet luftës civile e cila ka lënë mbi 60 mijë të vdekur.

XS
SM
MD
LG