Lidhje

Presidenti Bush: Iraku është fronti qendror në luftën kundër terrorit


Iraku, thotë Presidenti Bush, është fronti qendror në luftën kundër terrorit:

“Forcat armike në Irak janë një gërshetim kundërshtarësh të Irakut të ri, sadamistësh dhe terroristësh. Kundërshtarët përbëjnë grupin më të madh. Ata janë irakianë të thjeshtë, kryesisht syni që kanë humbur statusin e privilegjuar që gëzonin nën regjimin e Sadam Huseinit dhe kundërshtojnë një Irak në të cilin ata nuk janë më grupi mbizotërues. Ne besojmë se me kalimin e kohës, shumica e këtyre kundërshtarëve do të bindën të mbështesin një Irak demokratik të udhëhequr nga një qeveri federale që do të jetë mjaft e fuqishme për të mbrojtur të drejtat e pakicave. Grupi i dytë që përbën forcat armike në Irak, është më i vogël por më i vendosur. Në të bëjnë pjesë besnikë të regjimit të mëparshëm, të cilët mbanin poste të fuqishme nën Sadam Huseinin, njerëz të cilët ende endërrojnë të kthehen në pushtet. Atyre u mungon përkrahja popullore dhe nuk mund ta bllokojnë përparimin demokratik të Irakut. Dhe ma kalimin e kohës, ata mund të izolohen, të kufizohen dhe të mposhtën nga populli irakian dhe forcat e sigurimit të një Iraku të lirë. Grupi i tretë është më i vogli por më i rrezikshmi, i përbërë nga terroristë të lidhur me al-Kaidën ose të frymëzuar prej saj.”

Këta terroristë, thotë Presidenti Bush, vijnë nga të gjitha anët e Lindjes së Mesme dhe mbajnë përgjegjësinë për shumicën e shpërthimeve vetëvrasëse, vrasjeve me prerje koke dhe mizorive të tjera në Irak:

“Ata udhëhiqen nga një terrorist brutal i quajtur Abu Musab al-Zarkaui, kreu i operacioneve të al-Kaidës në Irak, i cili ka deklaruar bensikrinë e tij ndaj Osama bib Ladenit. Objektivi i tyre, theksoi Presidenti Bush, është të dëbojnë Shtetet e Bashkuara dhe forcat e koalicionit nga Iraku dhe ta shfreytëzojnë boshllëkun që do të krijohej nga një tërheqje amerikane për të marrë vendin nën kontroll. Ata do ta përdornin Irakun si bazë për të kryer sulme kundër Amerikës, për të përmbysur qeveritë e moderuara në Lindjen e Mesme dhe do të përpiqeshin të themelonin një perandori totalitare islamike që shtrihet nga Indonezia deri në Spanjë.”

Në Irak dhe në mbarë Lindjen e Mesme, thotë Presidenti Bush, liria po konkuron përsëri kundër një ideologjie që kërkon të mbjellë zemërim, urrejtje dhe dëshprim. Dhe sikurse ndodhi me fashizmin dhe komunizmin, ideologjitë e mërishme që përdorin terrorin do të mposhtën nga fuqia e papërballueshme e liris.”

XS
SM
MD
LG