Lidhje

Irak: Fati i katër shtetasve perëndimorë që mbahen peng ende nuk dihet


Fati i katër shtetasve perëndimorë që mbahen peng në Irak ende nuk dihet, ndërkohë që afati i djeshëm i caktuar nga rrëmbyesit për vrasjen e tyre, ka kaluar.

Grupi më parë i panjohur Shpatat e Brigadave të Drejtësisë i rrëmbeu veprimtarët dy javë më parë dhe tha se do t’i ekzekutonte ata nëse nuk lirohen irakianët që mbahen në burgjet irakiane dhe ato amerikane në Irak.

Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi dje se kishte liruar më shumë se 200 të ndaluar nga burgjet Abu Graib dhe Kampi Baka. Mirëpo, zyrtarët theksuan se lirimi nuk ishte bërë në përgjigje të kërkesave të rrëmbyesve, por ishte pjesë e operacioneve normale.

Katër ushtarë amerikanë u vranë në Bagdad dhe zonat përreth dhe kontraktori egjiptian, Ibrahim Sayed Hilali, i cili u rrëmbye të premtën në Tikrit, u gjet i vdekur në afërsi të qytetit.

Aktet e fundit të dhunës ndodhin më pak se një javë para se irakianët të shkojnë në qendrat e votitmit për të zgjedhur parlamentin e parë të përhershëm që nga përmbysja e Sadam Huseinit në vitin 2003.

XS
SM
MD
LG