Lidhje

Presidenti iranian e quan Holokaustin, "mit"


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad tha sot përsëri se Holokausti është një “mit” dhe e ritheksoi sugjerimin e tij që është kritikuar në masë, që shteti izraelit të çohet në Evropë, apo në Amerikën Veriore.

Në një fjalim që mbajti sot në qytetin iranian Zahedan, zoti Ahmadinejad e përsëriti pikëpamjen e tij se varianti që flet për vrasjen sistematike të miliona hebrejve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një legjendë e fabrikuar nga Perëndimi.

Fjalmi i presidentit iranian u transmetua në televizionin shtetëror të vendit. Komente të ngjashme të mëparshme të zotit Ahmadinexhad shkaktuan zhurmë, protesta dhe kundërvënie nga ana e Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë tha sot se komentet e presidentit iranain theksojnë edhe një herë përse është kaq e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare ta vazhdojë bashkëpunimin për të mos e lejuar Iranin të prodhojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG