Lidhje

Shtëpia e Bardhë hedh poshte pretendimet e Sadam Huseinit për tortura


Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë duke i cilësuar si qesharake pretendimet e Sadam Huseinit se ai ishte rrahur dhe torturuar ndërkohë që mbahej nën arrest nga forcat amerikane.

Ish udhëheqësi irakian u ankua dje në gjykatë se ai dhe shtatë bashkë të pandehur ishin rrahur dhe tha se shenjat e keqtrajtimit mund të shihen në gjithë trupin e tij.

Por zëdhënësi i Sahtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, tha se Sadam Huseini po trajtohet krejtësisht ndryshe nga ata që ishin burgosur dhe torturuar nën regjimin e tij.

Në seancën e djeshme të gjyqit u dëgjuan edhe deponime nga dëshmitarë, të cilët treguan hollësisht se kishin parë rojat duke torturuar persona të arrestuar në qytetin irakian të Duxhailit në vitin 1982. Është në plan që sot të deponojnë dëshmitarë të tjerë.

Sadam Huseini dhe shtatë ndihmës të tij akuzohen se kanë urdhëruar torturimin dhe vrasjen e 140 shiitëve në Duxhail pas një atentati të dështuar kundër ish udhëheqësit irakian.

XS
SM
MD
LG