Lidhje

Serbi: Identifikohen personat që kanë ndihmuar Karaxhiç-in dhe Mlladiç-in t’i shpëtojnë arrestimit


Prokurori i Serbisë për krimet e luftës thotë se autoritetet kanë identifikuar persona që kanë ndihmuar të akuzuarit për krime lufte Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç t’i shpëtojnë arrestimit.

Prokurori Vladimir Vukçeviç nuk i identifikoi personat në fjalë, por paralajmëroi se ata do të ndiqen penalisht. Komentet e tij pasojnë paralajmërimin që bëri dje zëvendës-kryeministri Miroljub Labus se Serbia dhe Mali i Zi mund të humbasin shansin për të krijuar lidhje më të forta me Evropën si rrjedhojë e dështimit për të ekstraduar personat e akuzuar për krime lufte.

Zoti Labus sugjeroi sot krijimin e një këshilli të sigurimit kombëtar për të koordinuar bashkëpunimin me Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë. Kryeprokurorja e Gjykatës Karla del Ponte kritikoi javën e javën e kaluar Serbinë dhe Malin e zi si dhe Bosnje-Hercegovinën për mungesën e një bashkëpunimi të kënaqshëm me gjykatën. Gjykata ngriti akuza ndaj Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit për rolet e tyre në sulmet ndaj civilëve gjatë luftës së Bosnjes.//lk

XS
SM
MD
LG