Lidhje

Afganistan: Fillon gjyqi kundër një ish-shefi komunist sigurimi


Në Kabul filloi gjyqi i një shefi afgan sigurimi, të akuzuar për krime lufte dhe tortura gjatë sundimit komunist në Afganistan.

Prokurorët e akuzojnë Asadullah Savarin për përfshirje në arrestime arbitrare, tortura dhe ekzekutimin e qindra kundërshtarëve të qeverisë. Atij i janë dhënë tri javë për të përgatitur mbrojtjen e tij.

Zoti Sarvari i mohon akuzat dhe thotë se janë të motivuara politikisht. Ai është mbajtur në qeli që nga fillimi i viteve 1990, kur kryengritësist muxhahedinë përmbysën qeverinë e mbështetur nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Ky është gjyqi i parë për krime lufte në Afganistan ku regjimet të njëpasnjëshme janë akuzuar për shkelje gjatë 25 vjetë konfliktesh të përgjakshme që filluan me pushtimin sovjetik në vitin 1979. //az//

XS
SM
MD
LG