Lidhje

Mjekët thonë se do ta nxjerrin Kryeministrin Sharon nga koma


Mjekët izraelitë thonë se kanë në plan ta nxjerrin sot kryeministrin Ariel Sharon nga gjendja e komës dhe të vlerësojnë dëmin e shkatuar nga goditja masive.

Mjekët në spitalin Hadasah të Jeruzalemit thanë se analizat e djeshme tregojnë një përmirësim të vogël në trurin e zotit Sharon. Por, ai vazhdon të jetë në gjendje kritike dhe mjekët thonë se ka shumë mundësi që ai të mos jetë në gjendje të kthehet në pushtet.

Ndërkohë, kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat, i bëri thirrje kryeministrit të përkohshëm izraelit, Ehud Olmert, të rifillojë bisedimet e paqes, pasi të kalojë kjo periudhë e tranzicionit politik në Izrael. Zoti Olmert është zotuar të ndjekë vijën politike të zotit Sharon.

Dhe policia izraelite thotë se do të lejojë kandidatët për në zgjedhjet legjislative palaestineze të zhvillojnë fushatë në Jeruzaleimin Lindor. Zyrtarët izraelitë kishin kërcënuar se do të bllokonin votimin në qytet në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së kandidatëve nga grupi ekstremist Hamas.

XS
SM
MD
LG