Lidhje

Nënpresidenti Dik Çeni shtrohet në spital për shkak të problemeve të frymëmarrjes


Nënpresidenti Dik Çeni doli nga spitali sot, pasi u shtrua për disa orë në një spital të Uashingtonit për shkak të problemeve të frymëmarrjes.

Në një deklaratë të zyrës së zotit Çeni thuhej se ai u shtrua në Spitalin Xhorxh Uashington rreth orës tre të mëngjesit dhe doli në orën 7 e 30 sipas kohës lokale.

Analizat mjekësore treguan se shkaku ishin ilaçet që ai kishte marrë për një problem të këmbës. .

Zoti Çeni ka disa vjet që vuan nga probleme të ndryshme të zemrës dhe ka pësuar katër goditje në zemër. Në muajin shtator ai iu nënshtrua operacionit për shkak të bllokimit të venave në pjesën e pasme të të dy gjunjëve.

XS
SM
MD
LG