Lidhje

Kryegjykatësi në gjyqin e Sadam Husein jep dorëheqjen


Zyrtarët irakianë thanë se kryegjykatësi në gjyqin e ish-udhëheqësit Sadam Husein ka dhënë dorëheqjen.

Ende nuk dihet nëse dorëheqja e gjykatësit kurd, Rizgar Amin, është pranuar.

Sadam Huseini po gjykohet për vrasjen e 140 myslimanëve shiitë në vitin 1982 në qytetin Duxhail pas një atentati të dështuar kundër tij.

Ndërkohë, zyrtarë irakianë të zgjedhjeve thanë se ka të ngjarë që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 dhjetorit të mos publikohen deri në fund të këtij muaji.

Grupi al-Kaida në Irak mori përgjegjësinë përmes një deklarate në faqen xhihadiste të internetit për rrëzimin të premtën të një helikopteri amerikan në Mosul. Përplasja shkaktoi vdekjen e të dy pilotëve.

Dhe ushtria amerikane njoftoi dje se një marins amerikan vdiq nga plagët që mori të premtën në qytetin perëndimor të Ramadit. (xh)

XS
SM
MD
LG