Lidhje

5 gra janë mes më shumë se 400 të burgosurve që planifikohet të lirohen sot në Irak


Ministria irakiane e Drejtësisë thotë se 5 gra janë mes më shumë se 400 të burgosurve që janë në plan të lirohen sot, një hap ky që mund të ndihmojë në përpjekjet për lirimin e një gazetareje amerikane të rrëmbyer në Irak para dy javësh.

Një zyrtar i ministrisë i tha agjencisë Associated Press se çështjet e grave janë shqyrtuar nga një komision qeveritar.

Rrëmbyesit e gazetares amerikane, Xhill Keroll, kërcënuan se do ta vrisnin atë të premtën e kaluar nëse nuk liroheshin të gjitha gratë irakiane që mbahen në burg. Afati i së premtes kaloi pa asnjë njoftim për fatin e saj.

Zyrtarë amerikanë dhe irakianë thonë se lirimi i grave të burgosura irakiane nuk ka të bëjë me rastin e zonjës Keroll.

Ndërkohë, një stacion televiziv i Bagdadit thotë se gazetari irakian, Muhamed Zaal, u vra të martën ndërkohë që po filmonte luftimet midis kryengritësve dhe trupave amerikane pranë qytetit Ramadi. Rrethanat e vrasjes së gazetarit ende nuk janë të qarta.

XS
SM
MD
LG