Lidhje

Qindra-mijëra pelegrinë shiitë në Qerbela për nder të Imam Huseinit


Qindra-mijëra pelegrinë shiitë janë mbledhur në qytetin e shenjtë irakian të Qerbelasë për të marrë pjesë në ceremonitë që shënojnë therorizimin në shekullin shtatë të Imam Huseinit, një nga udhëheqësit më të nderuar shiitë.

Një mori njerëzish me rroba të zeza mbushën të mërkurën rrugët e Qerbelasë për të shënuar Festën e Ashures. Mijëra forca të policisë së fshehtë u përzien me turmat për të parandaluar sulme nga kryengritësit suni, të cilët kanë vrarë më shumë se 200 besimtarë shiitë me rastin e Festës së Ashures në Bagdad dhe Qerbela dy vitet e fundit.

Zyrtarët presin që rreth dy milionë peligrinë të marrin pjesë në ceremonitë e sotme kryesore në Qerbela.

Policia e Bagdadit shtoi masat e sigurimit edhe në lagjen Kazimije të kryeqytetit, një zonë tjetër peligrinazhi për shiitët, dhe ngriti postblloqe në gjithë qytetin.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thonë se një marins amerikan vdiq nga plagët që mori të hënën nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës gjatë operacioneve të luftimeve në afërsi të Bagdadit. //az//

XS
SM
MD
LG