Lidhje

Raporti i OKBsë: Shtetet e Bashkuara të lirojnë ose gjykojnë të burgosurit në Guantanamo


Një raport i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i bën thirrje Shteteve të Bashkuara ose t’i nxjerrë në gjyq, ose t’i lirojnë gjithë të ndaluarit që mbahen në Gjirin e Guantanamos.

Raporti i OKB-së i botuar sot, thekson se, sipas ligjeve ndërkombëtare, lufta kundër terrorit nuk përbën konflikt të armatosur dhe se qeveria amerikane po shkel të drejtat e të ndaluarve për një proces të drejtë nga një gjykatë e pavarur. Pesë hetues të pavarur shkruan raportin me 54 faqe, që u bazua në intervista me ish të ndaluar, avokatë dhe zyrtarë të organizatave jo qeveritare si dhe në dokumente të qeverisë amerikanë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj sot se të ndaluarit që kanë lidhje me Al-Kaidën janë terroristë të rrezikshëm të stërvitur për të përhapur informacione të pasakta. Po ashtu ai tha se Kryqi i Kuq ka patur leje të plotë për të parë kushtet në burg. Hetuesit e OKB-së thanë se ata nuk e pranuan ftesën për të vizituar burgun pasi nuk iu dha leje e pakufizuar. Në burgun e Guantanamos mbahen rreth 490 të ndaluar nën dyshimet për lidhje me Al Kaidën. //rd//

XS
SM
MD
LG