Lidhje

Pakistan: Forcat paraushtarake vrasin 46 ekstremistë


Forcat paraushtarake pakistaneze u përleshën me ekstremistë islamikë në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior, duke vrarë më shumë se 46 kryengritës. Në luftime mbetën të vrarë edhe 3 ushtarë.

Zyrtarët pakistanezë thanë dje se 21 ekstremistë u vranë në qytetin Mir Ali, kurse 25 të tjerë u vranë në qytetin kryesor të rajonit, Miran Shah.

Luftimet shpërthyen në fillim të javës në Miran Shah, ku më shumë se 40 kryengritës u vranë gjatë një sulmi të forcave ushtarake.

Një zyrtar ushtarak tha se udhëheqësi ekstremist, Maulavi Abdul Halek, kishte planifikuar të hamerrej kundër një sulmi të mëparshëm. Të shtunën, ekstremistët qëlluan me raketa pozicionet e forcave të sigurimit në Miran Shah. Forcat ushtarake u përgjigjën me zjarr artilerie dhe kërkuan ndihmën e helikopterëve luftarakë.

Njoftimet nga rajoni bëjnë të ditur se qindra banorë të frikësuar ikën nga qyteti pranë kufirit me Afganistanin para se atje të shpërthenin luftimet.

XS
SM
MD
LG