Lidhje

Trupi i ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç mbërriti nga Haga në Beograd


Trupi i ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç mbërriti sot nga Gjykata e Hagës në Beograd, për t’u varrosur ditën e shtunë në qytetin e tij të lindjes, Pozharevac.

Zyrtarët e Partisë Socialiste thanë se arkivoli do të vendoset nesër për homazhe në Beograd, para ndërtesës së vjetër të Parlamentit Jugosllav. Është në plan që Sllobodan Millosheviç të varroset në oborrin e shtëpisë së tij. Autoritetet serbe përjashtuan mundësinë e mbajtjes së një funerali shtetëror.

Po sot, mjekët rusë në Hagë e rishikuan raportin fillestar të autopsisë të kryer nga mjekët e Hagës dhe konfirmuan se Milosheviçi vdiq nga një goditje në zemër.

Mbi këtë çështje u ngritën shumë pikëpyetje, pasi një toksikolog holandez tha se Milosheviçi pinte një ilaç të fuqishëm që përdorej për sëmundje nga të cilat nuk vuante.

Mjekët thanë se Milosheviçi mund të jetë përpjekur të sëmurte veten, në mënyrë që të mund të shkonte në Moskë për t’u kuruar.

XS
SM
MD
LG