Lidhje

Rusia dhe Kina shkaktojnë shtyrjen e vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së


Rusia dhe Kina shkaktuan shtyrjen e vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi ndërmarrjen e ndonjë veprimi zyrtar lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Britania dhe Franca i paraqitën dje Këshillit të Sigurimit një version të ri të një projektdeklarate në të cilën kërkohet që një raport mbi programin bërthamor të Teheranit të paraqitet brenda 14 ditësh.

Por, diskutimet rreth projektdeklaratës u shtynë deri të martën pasi diplomatët rusë dhe kinezë kërkuan më shumë kohë për këshillime me qeveritë e tyre.

Zyrtarët thonë se burimi kryesor i mosmarrëveshjeve është afati që do t’i jepet Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për t’i paraqitur raportin Këshillit të Sigurimit.

Kina dhe Rusia kërkojnë më shumë kohë. Një çështje tjetër është kërkesa e Moskës dhe Pekinit që Këshilli të mbështesë veprimet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike dhe të mos zëvendësojë apo të marrë rolin kryesor nga ajo agjenci.

XS
SM
MD
LG