Lidhje

Zbulohen fosilet e një peshku që ka ekzistuar 375 milion vjet më parë


Një ekip shkencor amerikan thotë se ka zbuluar mbetjet e fosilizuara të një peshku që ka ekzistuar 375 milion vjet më parë, i cili përfaqëson hallkën lidhëse në evolucionin e jetës nga uji në tokë.

Një artikull i botuar sot në revistën Nature njofton se shkencëtarët e zbuluan fosilin në vitin 2004 në Ishullin Ellesmere të Kanadasë, rreth 95 kilometra larg Polit të Veriut. Fosilja përmban tiparet karakteristike të peshkut, si luspat, dhe velëzat.

Por shkencëtarët thonë se kjo krijesë kishte edhe qafë, gjë që i jepte mundësi të lëvizte kokën në mënyrë të pavarur nga trupi. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu gjurmë gjymtyrësh në pendën e peshkut, si dhe fillimet e krijimit të kyçeve, bërrylave dhe shpatullave. Shkencëtarët i kanë dhënë peshkut emrin Tiktalik Roseae, një emër i marrë nga gjuha autoktone e rajonit ku u gjet fosili. //rd//

XS
SM
MD
LG