Lidhje

Kosovë: Diplomatët e Grupit të Kontaktit theksojnë rëndësinë e marrëveshjes për statusin brenda vitit


Diplomatët nga gjashtë vende që vëzhgojnë situatën në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e marrëveshjes për statusin final të Kosovës këtë vit.

Përfaqësues nga Britania, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara e bënë këtë thirrje pas bisedimeve në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Çeku.

Diplomatët ritheksuan pikëpamjet e tyre se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme dhe të garantojë sigurinë e të gjithë popullit të Kosovës dhe përsëri theksuan vendosmërinë e tyre për të ruajtur një komunitet funksional të serbëve në Kosovë.

Diplomatët gjithashtu u bënë thirrjeve minoriteteve serbe dhe jo-serbe që të marrin pjesë në mënyrë aktive në bisedime për të ardhmen e Kosovës dhe për pjesmarrje në institucionet qeverisëse.

Të hënën, përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë mbajtën raundin e tretë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga OKB-ja rreth së ardhmes së Kosovës, por nuk pati njoftime për përparime. //rd//

XS
SM
MD
LG