Lidhje

Presidenti Bush përkujtoi 3 vjetorin e rrëzimit të regjimit të Sadam Huseinit


Presidenti Bush përkujtoi 3 vjetorin e rrëzimit të regjimit të Sadam Huseinit dhe futjes së trupave të koalicionit në Bagdat, duke e cilësuar atë si një moment të madh në historinë e lirisë.

Duke folur sot në Uashington, Presidenti ngriti lart forcat e koalicionit dhe familjet e tyre për sakrificat që kanë bërë për çlirimin e Irakut.

Ai gjithashtu vlerësoi popullin irakian për punën që po bën për rindërtimin e vendit dhe për pjesëmarrjen në zgjedhjet për formimin e një qeverie të re, pavarësisht nga kërcënimet e terroristëve.

Presidenti tha se tani ka ardhur koha që zyrtarët e zgjedhur irakianë të punojnë së bashku për formimin e një qeverie të re.

Presidenti shtoi se forcat e koalicionit dhe ato irakiane janë të angazhuara në luftën kundër grupeve kryengritëse në Irak.

Ai tha se skenari më i keq do të ishte sikur terroristët të shtinin në duar armë të shkatërrimit në masë dhe tha se është i vendosur për mos ta lejuar një gjë të tillë

XS
SM
MD
LG