Lidhje

Irak: vazhdon shuna; dhjetra të vrarë e të plagosur


Një makinë-bombë vrau të paktën 20 persona në një xhami shiite në qytetin e Bakubës. Zyrtarët thanë se disa persona janë plagosur. Po të mërkurën gjatë shpërthimeve të tjera në Irak u vranë tre amerikanë dhe 5 irakianë.

Ndërkohë, kryetari në detyrë i parlamentit irakian, Adnan Paçaçi, thotë se të hënën do të mbledhë organin ligjvënës në përpjekje për t’i dhënë shtytje formimit të një qeverie të unitetit kombëtar.

Zoti Paçaçi - arab suni - thotë se shpreson që udhëheqësit shiitë do ta kenë zgjidhur deri atëherë problemin e kandidaturës së tyre për kryeministër, atë të zotit Al-Xhafari. Kandidatura e këtij të fundit nuk pranohet nga politikanët kurdë dhe suni. //az//

XS
SM
MD
LG