Lidhje

"Scary Movie 4" dhe "Hard Candy"


Anna Faris, Carmen Electra dhe Regina Hall morën pjesë në premierën e filmit të tyre “Scary Movie 4” pjesa e katërt e Filmit të Frikshëm, një parodi që vë në lojë filmat e tjerë. Filmi është prodhim i vëllezërve Wayans dhe tre pjesët e para të tij kanë patur mjaft sukses.

Anna Faris vë në lojë rolin e Cindy Campbell...një karakter që aktorja luajti në pjesën e parë të filmit "Scary Movie". Filmat, "War of the Worlds", "The Grudge", "The Village", "Million Dollar Baby" dhe "Saw"...janë pjesë e parodisë së filmit të ri. Një këtët seri Cindy dhe Brenda, luajtur nga Regina Hall, përpiqen ta shpëtojnë botën nga pushtimi i jashtë-tokësorëve. Filmi “Scary Movie” është i mbushur me plot aktorë dhe pesonazhe mysafirë si Dr. Phil, Chingy, Shaquille Oneal dhe Leslie Nelsen i cili debuton në kostumin e tij të lindjes.

Çfarë ndodh kur njeriu grabitqar pasi ka korrur sukses në pothuajse futjen në dorë të presë i ndryshon fati dhe kthet vet në pre. Kësaj pyetje është muduar t’i japë përgjigje regjisori David Slade me filmin “Hard Candy”.

Një vajzë e mençur dhe me sharm, Hayley, luajtur nga Ellen Page ndoshta nuk duhet të shkojë në një kafene lokale për të takuar Jefin, luajtur nga Patrick Wilson, një fotograf 30 vjeçar me të cilin ajo ka lidhur shoqëri përmes internetit. Gjërat kalojnë aq shpejt saqë vajza e gjen veten duke pirë në shtëpinë e Jefit dhe duke pozuar gjysëm e zhveshur për fotografin. Për Jefin kjo është një natë me fat. Por Hayley nuk është aq e pafajshme sa ç’duket dhe nata merr një kahje tjetër kur ajo fillon t’i bëjë pytje të vështira Jefit rreth së kaluarës së tij.

Themeluesi i revistes “Playboy” Hugh H. Hefner festoi 80 vjetorin e lindjes me një ceremoni tradicionale...një kek dhe shume shoqeri...shumica bjondina. Flokët e Hefit tani janë më të holla dhe të thinjura.Por burri që e kalon shumicën e kohës i veshur me pizhame, ka humbur edhe dëgjimin në një vesh dhe ka pak vështirësi në të ecur. Ndër miqtë e afërt të Hefit në datëlidje ishin edhe regjisori Oliver Stone, biznesmeni Donald Trump....aktorja Paris Hilton etj. Duke jetuar në botën e ëndërrave në Holmby Hills, California, Hugh Hefner është bërë simboli i botës së fantazive për rreth 50 vjet.

Supermodelja britanike, Kate Moss, do të reklamojë për kompaninëCalvin Klein ...një shenjë tjetër kjo që karriera e saj po pëson një kthim pozitiv pas akuzave për përdorim droge nga supermodelja. Moss, e cila fillimisht punoi për Calvin Klein 14 vjet më parë, do të reklamojë përsëri për kompaninë gjigande pas nënshkrimit të një kontrate 900 mijë dollarëshe.

XS
SM
MD
LG