Lidhje

Shtetet e Bashkuara të zhgënjyera nga zhvillimet politike në Bosnje


Shtetet e Bashkuara shprehën zhgënjimin e tyre lidhur me mosmiratimin e reformave kushtetore nga parlamenti i Bosnje Hercegovinës.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit theksoi se ligjvenësit që votuan kundër, po vonojnë integrimin e Bosnjes në struktuat euro-atlantike. Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi, do të vazhdojnë të mbështesin ata që janë për krijimin e struktuarave shtetërore dhe qeveritare plotësisht funksionuese.

Reformat kushtetuese synonin zëvendësimin e presidencës kolegjiale prej tre anëtarësh me një president të vetëm dhe zgjerimin e kompetencave të qeverisë. //rd//

XS
SM
MD
LG