Lidhje

Skemat piramidale në Spanjë


Gjykatat spanjolle u mohuan të drejtën për lirim me kusht nëntë drejtuesve ekzekutivë të dy kompanive të investimeve të akuzuar për lidhje me një skemë mashtrimi disa miliarda dollarëshe.

Gjykatësit në Madrid thnë se të dyshuarit, të cilët akuzohen për mashtrim dhe fallcifikim dokumentash, iu mohua lirimi me kusht pasi ata mund të largohen nga vendi. Të dyshuarit punonin për Forumin Filatelico dhe Afinsa, dy kompani që u ofronin investitorëve të ardhura me norma më të larta interesi sesa bankat. Ata këmbëngulin se bizneset e tyre janë legjitime dhe nuk kanë bërë asnjë shkelje.

Firmat pretendonin se u jepnin klientëve interesa të larta duke investuar paratë e tyre në stampa dhe monedha. Prokurorët dyshojnë se ata drejtonin një skemë piramidale, në të cilën pagesat e investitorëve vijnë jo nga investimet por prej parave të derdhura nga klientë të rinj. Përkrahësit e konsumatorëve thonë se gati 350 mijë njerëz kanë investuar miliarda dollarë në këto kompani. //rd//

XS
SM
MD
LG