Lidhje

Uashingtoni njofton se do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Libinë


Zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara do të rivendosin marrëdhënie diplomatike me Libinë dhe kanë në plan ta heqin këtë vend nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rice njofton perms një deklarate, se këto vendime merren si mirënjohje për dënimin e terrorizmit nga ana e Libisë, si dhe për vendimin e Tripolit për të hequr dorë nga armët bërthamore.

Nën-sekretari amerikan i Shtetit për çështjet e Lindjes së Afërme, David Uellç tha se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë statusin e zyrës së tyre në Tripoli në një ambasadë të plotë. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të shqetësuara lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në Libi, si dhe për dënimin me vdekje në atë vend të 5 infermiereve bullgare dhe të një doktori palestinez, nën akuzat për infektimin e qëllimishëm të fëmijëve me virusin HIV.

Ministria e Jashtme e Libisë e mirëpriti lajmin e sotëm. Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur marrëdhënie të plota diplomatike me Libinë për më tepër se 25 vjet. //ad//

XS
SM
MD
LG