Lidhje

Propozohen ndryshime në qendrën e burgimit ku mbahej Millosheviçi


Një komision i pavarur që bëri hetime lidhur me qendrën ku mbahej i burgosur ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç, propozon që qendrës së paraburgimit t’i bëhen disa ndryshime.

Raporti i botuar sot vë në dukje se të burgosurit nuk kanë ankesa ndaj personelit ose trajtimit, por komisioni propozon rishikimin e procedurave të sigurisë. Në raport thuhet se autoritetet e qendrës së paraburgimit u ndeshën me vështirësi në ruajtjen e sigurisë, pasi një prej të burgosurve filloi të vetë-mbrohej, një referencë e qartë kjo me sa duket ndaj ish udhëheqësit jugosllav.

Në raport thuhet se i pandehuri lejohej të kishte një numër të madh kontaktesh të jashtme dhe kishte shumë më tepër vizita se sa të burgosurit e tjerë. Raporti propozon shtimin e sigurisë në burg dhe masa më të forta kontrolli për konktaktet e të pandehurit.

Ndërsa asnjë prej 48 të dënuarve në këtë qendër nuk ka tentuar të arratisen, raporti ve në dukje se siguria e qendrës varet kryesisht tek kamerat dhe rojet e paarmatosura. //ad//

XS
SM
MD
LG