Lidhje

Bono në Ruandë për të parë nga afër përpjekjet kundër varfërisë në Afrikë


Ylli irlandez i rokut Bono vizitoi një fshat në Ruandë, pjesë e turneut të tij në gjashtë vende afrikane për të parë nga afër përpjekjet për të luftuar varfërinë në atë kontinent.

Këngëtari kryesor i grupit U2 u përshëndet nga fëmijë kërcimtarë dhe këngëtarë në fshatin pranë kryeqytetit Kigali. Zyrtarët e OKB-së thanë se fshati ka marrë ndihma zhvillimi duke u dhënë mundësi zyrtarëve vendorë të kenë shërbime të avancuara në shëndetësi dhe arsim.

Bono është angazhuar të ushtrojë trysni ndaj vendeve të pasura për të shtuar ndihmat për Afrikën dhe që ato t’u falin borxhet vendeve afrikane.

Ai ndodhet në një turne 10 ditor në kontinentin afrikan gjatë së cilit do të vizitojë Tanzaninë, Nigerinë, Malin dhe Ganën. Këngëtari irlandez është bashkëthemelues i grupit DATA që ka si synim të shtojë ndërgjegjësimin rreth problemeve ekonomike të Afrikës dhe përhapjes së Sidës.//ii

XS
SM
MD
LG