Lidhje

Chiarelli: rigjallërimi i ekonomisë irakiane do të bëjë që të rinjtë e zemëruar t’i kthehen punës


Numri dy i ushtrisë amerikane në Irak thotë se kyçi për pakësimin e dhunës atje do të jetë nëse qeveria e re irakiane krijon vende pune dhe rigjallëron ekonominë.

Gjeneral Lejtnanti Peter Chiarelli tha se rigjallërimi i ekonomisë irakiane do të bëjë që të rinjtë e zemëruar të braktisin rrugën dhe t’i kthehen punës. Nesër, kryeministri i ri irakian Nuri al-Maliki, ka në plan të kërkojë votëbesimin e kabinetit të tij në parlament dhe pastaj të bëjë menjëherë betimin e ministrave.

Postet e rëndësishëm të ministrit të brendshëm dhe të mbrojtjes ende nuk janë caktuar. Por zyrtarët thonë se kabineti mund të paraqitet pa një vendim mbi këto poste.

Ndërkohë në Kirkuk, disa persona të armatosur vranë një inxhinier nafte të besimit shi’it pranë shtëpisë së tij. Në Bagdat, autoritetet thonë se gjetën trupat e dy irakianëve që me sa duket ishin rrëmbyer nga kryengritësit. Në një sulm tjetër po në Bagdat, persona të armatosur hapën zjarr ndaj një autobuzi duke plagosur 10 vetë.//ii

XS
SM
MD
LG