Lidhje

Indonezia konfirmon edhe dy fëmijë të tjerë në një familje që kanë vdekur nga gripi i shpendëve


Ministria indoneziane e shëndetësisë tha se analizat tregojnë se edhe dy fëmijë të tjerë të një familje kanë vdekur nga virusi i gripit të shpendëve.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se një djalë 18 vjeçar dhe motra e tij 10 vjeçare vdiqën të martën në spital. Po në këtë vend, në një rast tjetër infeksioni, vdiqën 7 anëtarë të një familje. Mendohet se ata kanë infektuar njeri tjetrin, por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka prova që virusi të jetë përhapur edhe tek njerëz të tjerë.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka konfirmuar 33 raste vdekjesh nga gripi i shpendëve në Indonezi.//rd//

XS
SM
MD
LG