Lidhje

Të paktën 15 persona të vrarë gjatë dhunës së fundit në Irak


Të paktën 15 persona u vranë gjatë dhunës së fundit në Irak, përfshi katër vetë që vdiqën nga shpërthimi i një makine bombë në Bagdat. Autoritetet thanë se sulmi ndodhi sot në afrësi të një stacioni autobusi në lagjen Dora të kryeqytetit.

Në Bakuba, në veri të Bagdatit, persona të armatosur vranë pesë punëtorë në disa punishte metalesh dhe automobilash. Incidentet ndodhin ndërkohë udhëheqësit politikë të Irakut përpiqen të arrijnë një marrëveshje për kandidatët që do të drejtojnë dy postet kryesore të sigurimit që mbeten ende bosh një javë pasi qeveria e kryeministrit Nouri al-Maliki filloi punën. Zoti Maliki kishte premtuar t’i bënte emërimet sot. Por zyrtarët parlamentarë thonë se nuk është arritur ende një marrëveshje.

Ndërkohë ushtria amerikane në Irak njoftoi se një marins u vra dje gjatë një operacioni në provincën al-Anbar. //rd//

XS
SM
MD
LG