Lidhje

OSBE: Zgjedhjet në Maqedoni përmbushën përgjithësisht standartet ndërkombëtare


Misioni vëzhguesi i ODIHR-it i vlerësoi zgjedhjet e djeshme në Maqedoni të zhvilluara në përgithësi sipas standardet ndërkombëtare, mirëpo vëzhguesit e huaj theksojnë parregullsitë që lanë nën hije fushatën zgjedhore. Ndërkohë, ambasada amerikane në Shkup thekson se këto zgjedhje paraqesin hap të rëndësishëm në lëvizjen e Maqedonisë drejt realizimit të qëllimeve për integrime evroatlantike. Ambasada thotë se këto zgjedhje paraqesin fitore për Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Ambasada pret një transferim të rregullt të pushtetit, ndërsa thekson bashkëpunim që do të ketë me qeverinë e re në përpjekje për të ndërtuar një ardhmëri të mbarë për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Dalja në zgjedhjet e djeshme parlamentare është mbi 56 përqind. Në bazë të votave të fituara, VMRO-DPMNE pritet të ketë 44 deputetë. Lidhja Social Demokrate 32, Bashkimi Demokratik për Itegrim 18, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare 11 deputetë. Megjithatë, këto numra nuk janë bërë zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Misioni i ODIHR-it vlerëson se dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë, me raste të izoluara të parregullsive. Zgjedhjet i ndoqen rreth 380 vëzhgues të Zyres për institucione demokratike dhe të drejtat e Njeriut - ODIHR pranë OSBE-së, dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ambasadorja Audrey Glover shefe e misionit të ODIHR-it la të kuptohej se janë bërë përmirësime të shumta në procesin zgjedhor që mund të vlerësohen si rezultat i zbatimit të sugjerimeve të bëra më parë nga organizatat ndërkombëtare. Ajo megjthate, theksoi se incidentet serioze gjatë fushatës parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve, edhe mëtej, përkujtojnë se shkelësit e ligjit duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kjo organizatë i ndjek zgjedhjet në Maqedoni për të nëntën herë.

Mevlut Cavushoglu i Asamblesë Parlamentare tha se parregullsi ishin shënuar në veçanti në Bërvenicë, Gostivar, Strugë, Studeniçan, Tearcë, e në Zhelinë. Parregullsitë kanë të bëjnë me votimin në grup apo një individ të ketë hedhur votat për më shumë votues, pastaj incidente të llojit të frikësimit apo agjitacionit.

Lidhur me raportimin e medias, ambasadorja Glover tha se ka qenë në nivel të kenaqshëm: Ambasadorja Glover tha Televizioni shtetëror i Maqedonisë favorizoi partitë në pushtet gjatë mbulimit të fushatës.

Zyrtarët e ODHIRit dhe të Asamblesë Evropiane i hodhën poshtë spekullimet se grupe militantësh nga Kosova të kishin ushtruar trysni ndaj popullatës shqiptare për të votuar një parti të caktuar politike.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA në Shkup ka përgëzuar qytetarët e Maqedonisë për pjesmarrjen pozitive në zgjedhjet parlamentare të 5 korrikut, dhe ka uruar kryeministrin Vllado Buçkovski për qëndrimin e një burrështetasi që shfaqi gjatë fjalimit të tij pasi humbi zgjedhjet. Ambasada vëren se mijëra qytetarët të cilët ishin anëtarë të komisioneve zgjedhore, vëzhgues partiak dhe vëzhgues të zgjedhjeve luajtën rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor. Ambasada poashtu nënvizon se pjësëtarët e MPB përgjithësisht në mënyrë të efektshme siguruan qendrat e votimit. Ambasada amerikane konsideron se zgjedhjet e djeshme përputheshin me standardet ndërkombëtare për zgjedhje të drejta, por me raste të izoluata të parregullsive serioze. “Është me rëndësi”, thuhet në një komunikatë të ambasadës amerikane në Shkup, “që autoritetet shtetërore pa u vonuar të hetojnë dhe nëse është e nevojshme, të bëjnë përndjekejn dhe dënimin e atyre që i kanë kryer apo nxitur parregullsitë”.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka dhënë vetëm numrin e votave që kanë fituar partitë politike por ende nuk ka shpallur fituesit. Në bazë të kësaj, më shumë vota ka marrë VMRO-DPMNE mbi 300 mijë. LSDM mbi 217 mijë. BDI me PPD-në mbi 114 mijë, ndërsa PDSH pak mbi 70 mijë vota. BDI në bazë të votave të fituara në njësinë numër një duhet të ketë dy deputetë aq sa edhe PDSH. Në zonën numër 2 që përfshjinë një pjesë të Shkupit e Kumanovën, BDI tre, dnërsa PDSH dy deputetë.

Në zonën numër pesë te Struga Ohri e Manastiri, BDI duhet të ketë 2 ndërsa PDSH një deputetë. Në zonën e gjashtë zgjedhore: Tetovë, Gostivar, Dibër BDI ka 11 duputetë, ndërsa PDSH 6. Nëse konfirmohen këto shifra, numri i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë do të jetë njëzetenëntë; më i lartë se kurdoherë që nga zgjedhjet e para shumëpartiake në këtë vend. Partia që fitoi zgjedhjet VMRO-DPMNE, siç paralahjmëroi kryetari i saj Nikolla Gruevski do të nxitojë të formojë qeverinë e re.

Partia e zotit Grievski e ka konsideruar PDSH-në e zotit Xhaferi si partnere tradiocionale dhe straegjike për kabinetet qeveritare. Por mund të ndodhin edhe të prapritura, sipas analistëve.

BDI e zotit Ahmeti thotë se qeveria duhet të formohet me fitimtarët, dhe se ajo është partia me më shumë mandate deputetësh në bllokun politik shqiptar. Menduh Thaçi i PDSH nga njëra anë nuk e ka fshehur gëzimin për shkak të fitores së opozitës, përkatësisht të VMRO-DPMNE-së.

PDSH shpreson se do të hyjë në qeveri. Ndërkohë, BDI është e hapur për bisedime me VMRO-DPMNE-në lidhur me qeverinë e re. VMRO mund të formojë kabinetin e ri qeveritar me aleatët e saj të vegjël. Por analistët mendojnë se një koalicion me shumicë të thjeshtë nuk do të jetë i qëndrueshëm.//lk

XS
SM
MD
LG