Lidhje

Loja e Shahut - historia e një imigranti


Një film i ri, i titulluar “The game of Chess”, -Loja e shahut-, tregon historinë e një imigranti indian, i cili realizon ëndërrën e tij amerikane. Producenti i filmit, Viresh Sinha është vetë imigrant dhe ai shpreson që përpjekja e tij e parë në fushën e kinematografisë t’i hapë dyert e Hollivudit.

Tetë vjet më parë, Viresh Sinha erdhi në qytetin e Los Anxhelosit me një ëndërr. Inxhinieri i kompjuterave kishte dëshirë të bënte filma. Ai e la punën dhe hapi një dyqan me mallra të importuara nga India, që i jepte atij kohë për shkruar skenarë.

Virash shiti shtëpinë dhe i shpenzoi kursimet që kishte, 200 mijë dollarë, për të realizuar filmin, ku luante edhe rolin kryesor. Me përfundimin e projektit, producenti i ri po del tani nga biznesi i shitblerejs së mallrave, me synimin për të hedhur në treg filmin e tij

Filmi i titulluar “Loja e shahut”, fillon me një lojë shahu mes një protagonistit kryesor, një të riu të quajtur Rahul dhe babait të tij. Në se fiton i jati, djali do të rrijë në shtëpi, por në se lojën e fiton djali, ai do të shkojë Amerikë. I ndihmuar nga i jati, i cili është i dhemshur me të birin, djali e fiton lojën. "Pra, ai erdhi me shumë ëndrra në Amerikë, dhe me plot emocione. Erdhi me mendimin se do ta kishte të lehtë, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Djali i bëri tri premtime të jatit, që të kujtojnë pak a shumë premtimet e Mahatma Gandit kur u largua nga India për në Britani, thotë regjisori.

Filmi trajton temën e konfliktit mes kulturave dhe djali ndodhet në kontradiktë midis dëshirën së tij për të qenë i lirë, dhe përgjegjësisë ndaj familjes. Në sfondin e filmit ndodhet figura e Gandit, i cili u largua nga India dhe më pas u kthye përsëri për ta transformuar atë. Ashtu sikurse ka thënë Gandi, në fillim bota të injoron, pastaj njerëzit tallen me ty dhe pastaj të luftojnë. Por në fund del i fituar... Viresh Sinha thotë se të ardhurat nga shitja e biznesit do ta lejojnë të punojë me orar të plotë për të gjetur një kompani për shpërndarjen e filmit të tij. //rd//

XS
SM
MD
LG